Kronikë

Gjirokastër/ Gjendet i mbytur në lumë një 65-vjeçar, rrethanat mister


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:27 - 09/11/20 |
Al Do

Një trup i pajetë është gjetur i mbytur në lumë mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Palokastër në Gjirokastër.

Sipas policisë dyshohet se viktima është i seksit mashkull, rreth 65-vjeç ndërkohë po punohet për të mësuar rrethanat e ngjarjes si dhe identifikimin e tij.

“Mëngjesin e ditës së sotme, në afërsi të fshatit Palokastër, në pikën e bashkimit të lumit Kardhiq me lumin Drino është gjetur i pajetë trupi i një shtetasi të seksit mashkull, rreth 65 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe shkaqet e mbytjes së tij”, njofton policia. /Opinion.al

Pas