Aktualitet

Retorika e Ramës, Shoqata e të verbërve letër KQZ: Të fyer, merrni masa!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:10 - 01/04/21 |
Opi Nion

Gjuha e përdorur ditën e djeshme gjatë takimit me qytetarët e Shkodrës nga kryeministtri Edi Rama, ka bërë që të reagojë Shoqata e të verbërve në Shqipëri.

Përmes një shkrese drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi Shoqata e të verbërve  të Shqipërisë ka shprehur indinjatë për retorikën e kryeministrit në fjalimet elektorale.

“Me keqardhje vëmë re se në retorikën politike të përdorur nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, vazhdimisht është përdorur një terminologji e papërshtatshme, denigruese dhe fyese ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuar, konkretisht për qytetarët e verbër dhe ata që nuk dëgjojnë e nuk flasin.” -thuhet në letër, ku ndër të tjera Shoqata e të verbërve kërkon të merren masa dhe sanksione përkatëse në bazë të kodit zgjedhor dhe legjislacionit në vend.

Bëhet me dije se ndër të tjera shkresa i është dërguar dhe Presidentit Ilir Meta, Avokates së Popullit Erinda Ballanca si edhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë dhe misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Bashkëngjitur shkresës, Shoqata e të verbërve ka shpërndarë edhe videon e takimit të kryeministrit Rama në Shirokë.

Pas