Bota

Save the Children: Mbi 40 fëmijë janë vrarë nga ushtria në Mianmar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 01/04/21 |
Opi Nion

Në Mianmar, që prej puçit ushtarak më 1 shkurt, të paktën 43 fëmijë janë vrarë nga ushtria, tha organizata Save the Children. Ky grup për të drejtat e fëmijëve tha se situata në Mianmar, që njihet ndryshe edhe si Birmani, është një “ankth”, ku nga dhuna, viktima më e re ka qenë 7 vjeç.

Në Mianmar, që prej puçit ushtarak të shkurtit, po organizohen protesta masive dhe këto protesta po karakterizohen me shtypje të dhunshme nga forcat e rendit.

Një grup monitorues lokal tha se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 536. Ushtria ka arrestuar lideren de fakto të vendit, Aung San Suu Kyi dhe anëtarët e partisë së saj.

Protestuesit në Mianmar po kërkojnë rikthimin e demokracisë. Policia ndaj tyre po përdor topa uji, plumba gome dhe municion. Dita më e përgjakshme e protestave deri më tani ka është 27 marsi, ku forcat e rendit vranë mbi 100 persona.

Pas