Kryesore

Rama: Më vjen të puth në buzë Dash Shehin, kur dëgjoj Vasilin dhe Berishën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:38 - 01/04/21 |
Opi Nion

Nga Kavaja, kryeministri Edi Rama iu kërkoi qytetarëve shqiptarë që të mos votojnë opozitën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke thënë se në 8 vite nuk kanë kontribuar për vendin.

Rama thotë se opozita nuk mbështeti popullin gjatë kohës së tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pademisë COVID-19.

Po ashtu, në fjalën e Ramës nuk mungoi dhe ironia për eksponentët e opozitës.

Me ta ka gjithmonë më keq. Duke u lutur që zoti t’i mbrojë ata të cilët udhëheqësi i çon për skrap le të bëjmë durim deri në datën 25. Le të shpresojmë që qytetarët t’u japin një mesazh të qartë këtyre. Ata kanë 8 vite që nuk i kanë dhënë vendit një kontribut. Po mirë në kohë normale, po as në rast fatkeqësisht. Bie tërmeti, këta bëhen me tërmetin. Bie flama në të gjithë botën, vjen një virus, këta bëhen me virusin. Këtu keni dhe një doktor. Në fakt janë dy se kanë sjell dhe Peçon këtu, mirë Saliu po Peçon pse e kanë sjell. Për çfarë kanë ardhur. Këta janë dy doktor që kur ka ardhur virusi janë njësoj si virus. Virusi vret, vret, plagos familje, këta helmojnë çdo ditë për llogari të virusit. Dhe kur gjyshërit e gjyshet e këtij viti po gëzojnë nga vaksinat, se janë më të rrezikuarit dhe më të dobëtit, të privuar dhe nga dielli e nga ajri se të shkretët dalin me shumë sukses. Tamam kur u vjen shpëtimi, këta dy sharlatan dalin e thonë që vaksinat janë vdekjeprurëse, janë të skaduara, vaksina kanë ardhur nga një stok i skaduar. Personazhe të degraduara, të keqen e Dash Sheshit. Të keqen e Dash Shehit. Kur dëgjon këta është për të kërkuar Dash Shehin dhe ta puthësh në buzë. Këta janë personazhe që në kushte normale janë për të qeshur, por në këto kushte janë për të vajtuar“, tha Rama./ Opinion.al

Pas