Aktualitet

Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:38 - 24/12/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme kthjellime dhe vranësira të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin shqiptar ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe qëndrore duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Orët vijuese mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, situatë e cila do të vijojë deri mëngjesin e së shtunës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./Opinion.al

Pas