Aktualitet

Skandali i pagave/ Prokuroria merr në pyetje ekspertët që kanë akses në servera


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:05 - 24/12/21 |
Opi Nion

Prokuroria ka marrë në pyetje ekspertët e IT në Drejtorinë e Tatimeve dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, pas skandalit të publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu, në pyetje nga organi i Akuzës janë marrë edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas News 24, bëhet me dije se 14 ekspertë që kanë akses në servera kanë shënë dëshminë e tyre.

Ndërkohë, përveç pyetjes së ekspertëve, Prokuroria po kryen ekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve.

Kujtojmë se Prokuroria ditën e djeshme dërgoi grup hetimor  në tre institucione AKSHI-t, ISSH-së dhe në Drejtorinë e Tatimeve. Prokuroria po kryen hetime për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”./Opinion.al

 

 

 

Pas