Aktualitet

Reshje dëbore dhe stuhi të forta ere, si parashikohet moti ditën e sotme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:19 - 10/12/21 |
Opi Nion

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e reshjeve të shiut dhe dëborës, ku më të dendura shirat do të jenë në dy skajet veriperëndim – jugperëndim të territorit ndërsa reshje të dendura dëbore do të bien në zonat malore lindore.

Parashikohet që orët vijuese herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere. E njëjta situatë e paqëndrueshme atmosferike mbetet edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehte në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./Opinion.al 

Pas