Aktualitet

Rama:Zgjerimi kërkon kohë,në procesin e Berlinit autorësia është jashtë Ballkanit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:50 - 07/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri Rama në forumin për ndërlidhjen infrastrukturore Ballkani Perëndimor-BE ka deklaruar se procesi i zgjerimit mund të kërkojë më shumë kohë kështu që sipas tij në rajon duhen veprime të përbashkëta në kriza të përbashkëta.

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se zgjerimi është gjithnjë e më pak një fjalë që përdoret me pasionin dhe vullnetin që ka pasur disa vite më parë. Nuk ka dyshim që procesi mund të kërkojë kohë. Në të njëjtën kohë është shumë e qartë për të gjithë se Ballkani Perëndimor është një realitet gjithnjë e më i rëndësishëm për BE. Duhen veprime te përbashkëta për kriza të përbashkëta. Ballkani është realitet i rëndësishëm për BE”, tha Rama.

Ndërsa, duke folur për Procesin e Berlinit, kreu i qeverisë u shpreh se autorësia është jashtë Ballkanit për këtë arsye sipas tij duhet një angazhim i brendshëm. Sipas Ramës iniciativa “Ballkani i Hapur”,  është rruga e duhur drejt së cilës duhet shkuar për një rajon pa barriera.

Unë këmbëngul se përmes Ballkanit të Hapur do kemi një mekanizëm shtesë për të nxitur saktësisht kapacitet që ne kemi për të bërë më shumë në këtë drejtim. Investimet në ndërlidhje, kombinuar me përpjekjet e përbashkëta për ta bërë rajonin tonë pa barriera sa i takon barrierave jotarifore, është gjëja e duhur për t’u bërë për të ecur përpara. Ka opinione konfuze për Ballkanin e Hapur, por është frymëzuar nga Procesi i Berlinit dhe zhvillim i natyrshëm i Procesit të Berlinit, Instrument i krijuar në Rajon për të zbatuar objektivat e Procesit të Berlinit. Procesi  Berlinit ka një problem, autorisa është jashtë Ballkanit. Ne mundemi dhe duhet të përqendrohemi vetëm te Ballkani, duhet një angazhim i brendshëm. Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit”, tha Rama./Opinion.al

Pas