Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama tha “do bëjmë tërmet”, PD: 14 maji do ta zërë poshtë

2023/01/06 at 3:30 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama tha “do bëjmë tërmet”, PD: 14 maji do ta zërë poshtë

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në mbledhje me ministrat se në vitin 2023 do të bëjmë tërmet.


Në një deklaratë për mediat, teksa përmed 15 “tërmetet” që sipas tij kryeministri Edi Rama u ka bërë shqiptarëve, Bozdo thotë se tërmeti i 14 majit, duke nënkuptuar kështu zgjedhjet lokale do ta zërë poshtë Ramën.

Sipas Bozdos, qeveritë Rama 1, 2 dhe 3 ka shkaktuar disa tërmete duke nisur nga largimi i 744 mijë shqiptarëve të cilët kanë braktisur vendin gjatë 7 viteve të fundit, deri te falimentimimi i 107 bizneseve.  Sipas tij shprehja se do ta bëjmë tërmet, nuk është gjë tjetër veçse rikthimi i gjuhës dhe veprimit të ‘dosjes 184’ të vjedhjes së zgjedhjeve.

DEKLARATË E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, ENO BOZDO

Edi Rama e shpalli me të madhe në rrjetet sociale se qeveria që ai drejton, dhe me anë të së cilës përdhunon Shqipërinë, është mbledhur dhe ka qarë hallet e kombit për plot 16.5 orë. Në fund vendimi i marrë ka qenë një: do ta bëjmë tërmet!

Për të mbërritur te ‘tërmeti’, qeverisë i janë dashur 16.5 orë. Cilido shqiptari i duhen më pak se 2 minuta për të kujtuar ‘tërmetet’ që Qeveritë Rama 1, 2 dhe 3 u kanë hedhur në shpinë Shqipërisë:

  1. 744 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë 7 viteve të fundit,
  2. 40% e familjeve shqiptare konsiderohen zyrtarisht në varfëri,
  3. 70% e shqiptarëve që punojnë deklarojnë se nuk u mjafton paga për të mbyllur muajin,
  4. Pagat dhe pensionet reale janë më të ulta se ato në vitin 2013 dhe shqiptarët sot përballen me çmimet më të larta të produkteve ushqimore në Evropë në raport me fuqinë blerëse,
  5. Shqiptarët paguajnë naftën më shtrenjtë se në Gjermani, Norvegji, Itali, Francë, dhe shumicën absolute të vendeve të BE,

6 Shqiptarët sot kanë çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, me përjashtim të Malit të zi,

  1. Shqipëria sot është në fund të raporteve ndërkombëtare për klimën e bërjes biznes dhe ka korrupsionin më të lartë në çdo nivel të qeverisjes;
  2. 430 milion euro janë dhënë për tre inceneratorë, njëri prej të cilëve nuk punon, tjetri nuk ekziston dhe i treti është në remont që prej ditës së parë;
  3. Bandat dhe krimi terrorizojnë vendin dhe e kanë kthyer Shqipërinë në një fushë të larjes së hesapeve të tregtisë së drogës, të cilën e lejon dhe promovon shteti i Edi Ramës;
  4. Të paktën pesë të rinj janë vrarë nga policia e Ramës;
  5. Shtypi i huaj ka ngritur alarmin e pastrimit të parave nëpërmjet industrisë së ndërtimit në Tiranë dhe bregdet,
  6. Kundër kritikave ndërkombëtare, Rama planifikon amistinë fiskale për paratë e pista dhe pasaportat e arta për të korruptuarit e gjithë botës;
  7. Kostoja e lëvizjeve me avion-taksi të Edi Ramës është 22 milion euro;
  8. 1 km autostradë fushore në BE ndërtohet me 2-3 milion euro, në Shqipëri me 24 milion;
  9. Gjatë qeverisjes Rama falimentuan 107 mijë biznese;
  10. Tirana është një ndër 10 qytetet më të ndotura në botë.

Këto janë tërmetet që ka prodhuar Edi Rama, dhe shprehja se do ta bëjmë tërmet, nuk është gjë tjetër veçse rikthimi i gjuhës dhe veprimit të ‘dosjes 184’ të vjedhjes së zgjedhjeve. Nuk është gjë tjetër veçse thirrja që u bëhet patronazhistëve dhe krimit që të bëhen gati për zgjedhjet e 14 majit.

Tërmeti i 14 majit do ta zërë poshtë Ramën dhe bashibozukët që ka në patronazh. Gjuha si e Damjan Tërmetit dhe Tërmet Peçit nuk e tremb Partinë Demokratike, por është shenja e demencies politike të Edi Ramës.

 

 

 



Ju sugjerojmë

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…
Kryesore

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

2 Korrik, 2026 1:20 pm
Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve
Aktualitet

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

2 Korrik, 2026 1:01 pm
Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit
Aktualitet

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit

2 Korrik, 2026 12:40 pm
Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta
Aktualitet

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta

2 Korrik, 2026 11:41 am
Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj
Aktualitet

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj

2 Korrik, 2026 11:02 am
Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend
Kryesore

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend

2 Korrik, 2026 10:53 am
Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

2 Korrik, 2026 10:42 am
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, PD nuk do të marrë pjesë në seancë

2 Korrik, 2026 10:23 am
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit
Aktualitet

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit

2 Korrik, 2026 10:05 am
Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici
Aktualitet

Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici

2 Korrik, 2026 9:51 am
Para
Në 2022 më shumë policë të arrestuar

Në 2022 më shumë policë të arrestuar

Opinion, 5 janar 2023/ Takimi Rama – Berisha – Hajdari 32 vjet më pas

Opinion, 5 janar 2023/ Takimi Rama – Berisha – Hajdari 32 vjet më pas

Inceneratorët/ PD akuza SPAK: Prokurorët kanë fshehur provat për Arben Ahmetajn

Inceneratorët/ PD akuza SPAK: Prokurorët kanë fshehur provat për Arben Ahmetajn
















TE FUNDIT

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…
2 Korrik, 2026

“Në vlerësimin tim, ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që Parlamenti duhet të...

Lexo më shumë

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve
2 Korrik, 2026

Sërish tensione dhe përplasje para Kuvendit. Pas hedhjes së sprajit me piper, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me...

Lexo më shumë

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit
2 Korrik, 2026

Është mbyllur seanca plenare e kësaj të enjte, në të cilën PD nuk mori pjesë, e ndërsa mazhoranca kaloi me...

Lexo më shumë

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta
2 Korrik, 2026

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj iu është bashkuar protestuesve para parlamentit, por ka ndeshur në kundërshtimin e tyre....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}