Kronikë

Në 2022 më shumë policë të arrestuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:44 - 06/01/23 |
Opi Nion

313 punonjës policie janë vënë nën hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes  Policore gjatë vitit 2022, ndër të cilët 132 janë arrestuar.

Në pesë vitet e fundit, 12 muajt e 2022-it mbajnë numrin më të lartë të policëve të arrestuar në flagrancë, dhe të ndaluar me masë sigurimi nga gjykata. Krahasuar me 2021, viti i shkuar shënon 33 efektivë më shumë të ndaluar.

Muaji në të cilin janë kryer më shumë veprime ndaj punonjësve të policisë nga AMP e mban prilli me 40 efektivë, Korriku me 33 dhe Qershori me 19.

Ndër rastet më të bujshme janë, arrestimi i efektivit të operacionale Jeton Lami, që dyshohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, apo oficeri i policisë së Elbasanit, Arjan Tase, për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në Plazhin e Potamit.

Gjithashtu, ishte dhe rasti i efektivit Ludian Zaimi që vrau me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi brenda komisariatit Nr.3 në Tiranë, apo efektivët që u arrestuan për serat me kanabis në Berat.

Numrin më të lartë të ankesave e mbajnë efektivët e rendit, të cilët pasohen nga efektivët e policisë rrugore dhe më pas të sektorëve të tjerë.

Gjatë vitit 2022 u regjistruan 4.689 telefonata për ankesa pranë AMP-së, apo 1.024 më pak krahasuar me 2021. Efektivët e patrullës së përgjithshme dhe të rrugores janë denoncuar nga qytetarët për ryshfet, lidhur me hetime, apo për shmangien e gjobave. Nga ana tjetër nga policia e shtetit gjatë vitit janë pezulluar dhe përjashtuar 85 efektivë të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.

SHIFRA PËR VITET E FUNDIT

2018 – 53 efektive

2019 – 93 efektive

2020 – 74 efektive

2021 – 99 efektive

2022 – 132 efektive

TË DHËNA PËR HETIMET E POLICËVE

2022

-132 të arrestuar

-4689 telefonata për ankesa

-210 referime për 313 punonjës

2021

-99 të arrestuar

-5713 telefonata për ankesa

-224 referime për 329 punonjës/ Klan News

Pas