Emisionet

Opinion, 5 janar 2023/ Takimi Rama – Berisha – Hajdari 32 vjet më pas



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:54 - 06/01/23 |
Opi Nion

Në emisionin  “Opinion”  është trajtuar një regjistrim i patransmetuar më parë. Në këtë regjistrim të datës 4 janar 1991 është kryer një mbledhje shumë e rëndësishme midis 5 personave , Sali Shijakut , Edi Ramës , Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Kjo mbledhje është bërë në studion e një piktori në rrugën Mine Peza. Në  studion e Ramadan Karanxhës, një piktori që ishte shumë i njohur në vitin 1990 për bojrat dhe publikues i një libri për ngjyrat.

Në 5 personat prezent në këtë takim 3 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Tematikat kryesore të këtij emisioni janë 3:

Konteksti kohor, çfarë do kishte ndodhur nëse Partia Demokratike do të kishte  ndjekur një rrugë më rradikale në atë kohë, siç Rama e pretendon dhe ndryshe nga opozita sot, që zgjodhi të mos krijonte probleme drejtpërdrejtë?

Tematika e dytë ka patur të bëjë me stilin dhe filozofinë politike të kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Dhe e treta sa ka ecur qarkullimi i elitave politike në Shipëri.

Pjesë e panelit të diskutimit ishin: Luljeta Progni, Redi Shehu, Preç Zogaj, Ermal Hasimja, Baton Haxhiu, Fatbardh Kadilli./Opinion.al

Pas