Aktualitet

Rama takim me kryebashkiakët në Pogradec, sulmon Lelin: Fle gjumë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:54 - 22/07/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama këtë të premte po zhvillon një një takim me kryetarët e bashkive të vendit.

Nga Pogradeci kreu i qeverisë ka folur për bashkitë me performancë më të mirë por edhe për ato që ai i cilësoi si problematike.

Ai përmendi Lezhën si një bashki model për higjenën në plazhe, ndërsa vijoi kritikat ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli për të cilin tha se është një kryetar bashkie që fle gjumë. Sipas Ramës, Vlora ka pasur një vëmendje të veçantë nga qeveria nuk duhej ta diskutonte një mjedis të pastër.

“Kemi bashki shembullore, kemi bashki që janë të mirë dhe disa që janë problematike. Të qenit të tilla është të qenit PS problematike për qytetarët. Kemi të gjithë kohën për të adresuar problemet dhe për të kapur trenin ku janë më të mirët prej jush. Në të gjithë fushat e qeverisjes vendore kemi shembuj për të qenë krenarë. Është krenari që PS sot drejton Lezhën po të shohim nivelin e higjenës në plazh dhe kënaqësisë të atyre që pushojnë në këtë vijë bregdetare.
Të tillë shembuj qoftë për pastrimin dhe të tjera fusha kemi kudo në të gjithë Shqipërinë deri në bashki të vogla të cilat kanë mundësi të kufizuara por për shkak të punës dhe këmbënguljes janë shembuj pozitivë, që nga Cërriku, Belshi.

Ngopja apo mbingopja me pushtetin është a atyre që harrojnë kush dhe pse janë atje, jo sa herë ju kanë besuar njerëzit.
Dy bashkitë nuk kanë pasur ndonjë avantazh kanë qenë dhe janë të dizavantazhuara sepse pjesëmarrja e taksapaguesve lokale është shumë modeste.
Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë. Minimalisht. Pa folur për bashki të cilat kanë potenciale të mëdha si Pogradeci, tani po hyn në një fazë që po merr më shumë projekte por është një shembull sepse me mjetet e kufizuara të bashkisë, qyteti merr sot frymë lirisht. Kjo është shumë e rëndësishme. roli i çdo individi është vendimtar. Një tjetër realitet i vështirë është Mati”, tha Rama.

 

Pas