Kryesore

Rama reagon pas denoncimit të Bashës: Mesjeta juaj ka vdekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:08 - 14/10/20 |
Al Do

Kryeministri Rama ka reaguar pas akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha për kontratat e inceneratorëve.

Në një konferencë për shtyp, Basha i cilësoi kontratat e inceneratorëve si korruptive dhe paralajmëroi se deputetja Milva Ekonomi do të komandohet nënkryetare e Bashkisë Durrës për të firmosur një tjetër kontratë.

LEXO EDHE: Basha: Milva Ekonomi do komandohet nënkryetare në Durrës që të firmosë…

Në reagimin e tij, kryeministri Rama thotë se Shqipëria nuk do të kthehet më në mesjetë kur digjeshin dhe kalbeshin plehrat.

Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare! Por do ti s’do ti, doni ju s’doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s’kthehet më! Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë,akuzuar,shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill!”, shkruan Rama në Twitter./ Opinion.al

Pas