Kryesore

Basha vijon replikën me Ramën: Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:25 - 14/10/20 |
Al Do

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar replikën “online” me kryeministrin Rama pasi ky i fundit deklaroi kurdo e kudo ka qeverisur PD, plehrat kanë qenë “male krenare”.

Kryedemokrati Basha shkruan në Twitter se Rama ka paguar 75 milionë euro për mafien e plehrave dhe asnjë kacidhe për të papunët, pensionistët, mjekët, infermierët dhe sipërmarrjen.

75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve. Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët,për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit. Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje. Zbato planin me 5 pika! Tani!”, shkruan Basha.

Më herët, një konferencë për shtyp, Basha i cilësoi kontratat e inceneratorëve si korruptive dhe paralajmëroi se deputetja Milva Ekonomi do të komandohet nënkryetare e Bashkisë Durrës për të firmosur një tjetër kontratë./ Opinion.al

Pas