Aktualitet

Rama publikon portalin e punësimit, 1735 vende pune, si të aplikoni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:48 - 23/06/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure ka prezantuar portalin kombëtar të punësimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa publikon një video ku shpjegohen hapat e aplikimit kreu i qeverisë shprehet se kjo është një risi digjitale të cilën e konsideron si vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

Mirëmëngjes dhe me risinë tjetër digjitale, Portalin Kombëtar të Punësimit, vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, ju uroj një ditë të mbarë. ***për punë të denjë dhe të ardhme të sigurt, kliko në http://www.puna.gov.al/“, tha Rama.

Çdo qytetar mund të shikojë vendin e punës që do dhe të aplikojë. Aktualisht në këtë portal janë 1735 vende të lira pune, në 65 qytete të Shqipërisë.

Edhe punëdhënësit mund të futen në këtë portal dhe të publikojnë vendet e lira të punës, si dhe të lidhen me punëkërkuesit./Opinion.al

 

Pas