Aktualitet

Rama: Ndahu nga Likja dhe Saliu, Lulzim bëhu pak burrë!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:49 - 14/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Rama ka reaguar pas sulmeve të kryedemokratit, Lulzim Basha, i cili tha se kreu i qeverisë kishte shkuar në Elbasan i shoqëruar nga bandat.

Përmes një statusi në Twitter, Rama i është drejtuar Badhës duke i thënë se flet përçart për banda e për kriminelë.

Teksa shprehet se kreu i opozitës duhet të ndahet nga “Likja e Saliu”, Rama akuzon Bashën se nuk është lider.

“Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas