Aktualitet

Incidenti në Elbasan, Basha-Ramës: Provokoi qytetarët me miqtë kriminelë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 14/03/21 |
Opi Nion

Në një prononcim për mediat, nga Elbasani ku po zhvillon takime me qytetarët teksa ka uruar dhe një herë Ditën e Verës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se incidenti në Elbasan u provokua nga ata që ai i cilëson si “kriminelët e Ramës”.

“Gëzuar Ditën e Verës, që simbolizon thyerjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës.  Koha e Edi Ramës ka mbaruar dhe ai e di mirë këtë. Rama provokoi qytetarët e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë”, tha Basha.

Më tej ai theksoi se në 25 priil situata në Elbasan do të ndryshojë dhe qyteti do t’iu kthehet njerëzve puntorë.

 “Më 25 prill kjo do të ndryshojë, qyteti do t’i kthehet qytetarëve, njerëzve punëtorë të Elbasanit. Kudo që të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje. Hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët. 25 prilli do të jetë dita e bashkimit më të madh për ndryshimin. Pranvera po vjen, ndryshimi po vjen”, tha Basha./Opinion.al

Pas