Aktualitet

Përplasja në Elbasan/Balla:Inskenim i Ilir Metës me duart e Lulzim mavrisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 14/03/21 |
Opi Nion

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherazi drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, ka reaguar pas përplasjes së ndodhur ditën e sotme mes militantëve të PD dhe Ps.

Në një status në facebook ai shkruan se PD kishte organizuar një provokim të tillë politik në Ditën e Verës.

Më tej ai thotë se qytetarët e Elbasanit nuk ia kishin borxh PD-së këtë inskenim të Ilir Metës me duart e Lulzim mavrisë!

“Të dashur banorë të Elbasanit, së pari ju uroj Gëzuar Ditën e Verës. Asnjëherë më parë një parti politike nuk kishte organizuar një provokim të tillë politik në Ditën e Verës, sikurse bëri Lulzim Basha sot. Meqënëse Lulzim Basha flet për banda, pamja e sotme ishte tamam pamja e një bande pengmarrësish të festës, me zhurmën përçarëse e me flamujt e Partisë Demokratike, me 3-4 makina të shtrenjta që xhironin gomat në mes të mijëra qytetarëve, familjarëve, fëmijëve!

Elbasanllinjtë që kurrë s’janë dalluar si sherrxhinj nuk ia kishin borxh PD-së këtë inskenim të Ilir Metës me duart e Lulzim mavrisë!

Megjithatë 25 prilli po vjen dhe Ilir Meta bashkë me Saliun, do ta marrë pergjigjen për këtë spektakël dhunimi të qytetit nga kukulla e tyre Lulzim Basha e tufa e qorrave që turperuan PD në sytë e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë!”, shkruan Balla./Opinion.al

Pas