Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama letër të tretë publike Bashës

2019/05/24 at 12:15 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Video/ PD ngre dronin me banderolën “Parlamenti i krimit”

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish kreut të PD-së Lulzim Bashës me një letër të tretë publike, ndërsa thekson se kjo letër po shkruhet pas leximit të mesazhit të tij drejtuar qytetarëve, si përgjigje me spond ndaj letrave të tij për t’u ulur në tryezën e gialogut.


“Ju e nisni mesazhin me “asgjësimin” e Gjykatës Kushtetuese dhe më atribuoni mua, “shpalljen hapur” të mendimit se “shqiptarët janë më mirë pa gjykata”! E pavërtetë! E vërteta është se shqiptarët ishin “de facto” pa gjykata. Drejtësia ishte një mall që i falej më të fortit dhe blihej nga më i pasuri. Ju keni edhe eksperiencë personale lidhur me këtë fakt dhe jeni një ilustrim kuptimplotë i tij! Sot Shqipëria është e vërtetë po, nuk e ka ende funksionale Gjykatën Kushtetuese, por jo sepse unë nuk dua që ta ketë, po sepse trupa e Gjykatës Kushtetuese është fshirë në pjesën dërrmuese të saj nga Vettingu…” , shkruan Rama.

Por, për Ramën halli i Bashës është tjetërkund. Te frika nga sistemi i drejtësisë së reformuar: “Ju jeni i trembur! Keni frikë nga zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe përfaqësoni një grupim që udhëhiqet nga frika e kësaj reforme qysh ditën e parë të nisjes së saj”.

Rama paralajmëron kundërshtarin se për të gjitha akuzat e artikuluara, do të shihet në gjyq me Lulzim Bashën, të cilin e fton të paraqesë provat për çdo akuzë. E në pritje të mbledhjes së provave, shefi i Selisë Rozë e rifton në dialog.

LETER E TRETE PUBLIKE LULZIM BASHES

Zoti Kryetar,

kjo letër e tretë po shkruhet pas leximit të mesazhit Tuaj drejtuar dje qytetarëve, si përgjigje me spond ndaj letrave të mia në adresën Tuaj për t’u ulur në Tryezën e Dialogut.

E para gjë që mendova duke lexuar atë përmbledhje akuzash Tuajat ndaj meje, ishte si ka mundësi vallë udhëheqësi i një grupimi politik që pretendon të qeverisë vendin, të mund të hedhë kaq rrjedhshëm në letër një lumë të tërë gjysëm të vërtetash (gjysëm të vërtetat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha dihet!), sajesash, vulgaritetesh e veshëgjatësirash të hatashme(?)! Por unë fatmirësisht s’kam gisht në zgjedhjen Tuaj dhe prandaj edhe s’kam se si ta përjetoj keq personalisht, faktin se Ju jeni ky që jeni. Kështu që pa problem, asgjë personale!

Ama sigurisht, përjetoj me dhimbje faktin se tërë lumi i llumit në fjalë, është derdhur e vijon të derdhet në gjuhë të huaja, duke Ju bërë Juve të dytin udhëheqës në Europë pas udhëheqësit Tuaj, që i bën një të padëgjuar batërdi verbale vendit të vet – jo thjesht kundërshtarit të tij. Por është ende më i habitshëm fakti, se edhe pse megjithë këtë gjuhështhurrje ekstreme, Ju as i keni fituar, as do t’i fitoni dot deri kur të largoheni nga detyra votat e shumicës së shqiptarëve, ashtu sikundër as keni bindur e as bindni dot, asnjë mik e partner ndërkombëtar të Shqipërisë, Ju vazhdoni i bini fyellit po njësoj. Madje jo, i bini fort e më fort!

Sidoqoftë, për hir të njerëzve që me plot të drejtë presin nga udhëheqësit e çdo pale Dialog Politik, unë po e konsideroj mesazhin Tuaj një mundësi për të nxitur Dialogun. Aq më mirë që njerëzit mund të na lexojnë të dyve.

Ju e nisni mesazhin me “asgjësimin” e Gjykatës Kushtetuese dhe më atribuoni mua, “shpalljen hapur” të mendimit se “shqiptarët janë më mirë pa gjykata”! E pavërtetë!

E vërteta është se shqiptarët ishin de facto pa gjykata, për më shumë se dy dekada kur drejtësia, mu ashtu siç e donte udhëheqësi Juaj e jo vetëm ai, ishte një mall që i falej më të fortit dhe blihej nga më i pasuri. Ju keni edhe eksperiencë personale lidhur me këtë fakt dhe jeni një ilustrim kuptimplotë i tij!

Sot Shqipëria është e vërtetë po, nuk e ka ende funksionale Gjykatën Kushtetuese, por jo sepse unë nuk dua që ta ketë, po sepse trupa e Gjykatës Kushtetuese është fshirë në pjesën dërrmuese të saj nga Vetingu dhe është në procesin historik të rindërtimit pas rrënimit korruptiv, ashtu si i gjithë sistemi i drejtësisë. Problemi Juaj nuk është thjesht se nuk dini ç’do të thotë të rindërtosh pas rrënimit, çka sigurisht Ju nuk e dini për fat të keq. Problemi Juaj nuk është as se nuk doni ta kuptoni, që të rindërtosh nuk është një fjalë goje po një përpjekje e mundimshme, e cila kërkon durim e kohë. Çka fatkeqësisht nuk doni ta kuptoni, e qartë edhe kjo. Por jo, problemi Juaj është më i madh se mosdija dhe përtacia mendore.

Ju jeni i trembur!

Keni frikë nga zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe përfaqësoni një grupim që udhëhiqet nga frika e kësaj reforme qysh ditën e parë të nisjes së saj. Por unë s’Ju ndihmoj dot në këtë pikë! Puna Juaj pse e keni tërë këtë lebeti në atë barkun e kasolles Suaj politike, kështu që kaq për Gjykatën Kushtetuese.

Vazhdojmë.

Edhe pse Ju jeni natyrisht në dijeni të disa gjyqeve që unë kam nisur me Ju (për shpifje sigurisht), në mesazhin Tuaj të djeshëm, keni grumbulluar shumë syresh. Prandaj, për hir të këtij komunikimi të hapur mes nesh, po Ju bëj me dije se do t’Ju ftoj në gjykatë për të sjellë qoftë edhe një provë të vetme për maskarallëqet që keni artikuluar në mesazhin Tuaj të djeshëm; që nga 30 milionë eurot që paskam dashur të vjedh e të pastroj në Amerikë me një kompani fallco(!) e me radhë të tëra, tek im vëlla që qenka zbuluar i lidhur me një grup kriminal trafikantësh droge(!), e deri tek negociatat e mia për kufijtë e Shqipërisë(!)dhe madje edhe të Kosovës!

Puna është se tërë këto shpifje e plot të tjera akoma, të cilat janë gatuar në kazanin Tuaj të stërmadh, janë derdhur nëpër kazanët e neveritshëm të mexhelisit tonë mediatik, janë përhapur si mbetje toksike sado e kudo ku keni mundur, në Shqipëri, në Kosovë dhe nëpër botë, Ju i quani “zbulime”!

Zbulime!

Pra na qenkeshin zbuluar dhe jo gatuar, paketuar e promovuar prej Jush e atyre që Ju rrethojnë dhe shërbejnë qorrazi, tërë këto të zeza për të cilat unë, sipas Jush, duhet të kisha dhënë të paktën 20 herë dorëheqjen me hir, kurse tani u dashka ta jap me pahir! Sepse përndryshe, Ju dhe populli imagjinar që Ju paska zgjedhur për shpëtimtar, nuk do të lejoni zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor apo jo?

Hajde logjikë hajde!

S’ka më keq për një udhëheqës se sa të mos dijë të lexojë humbjen dhe s’ka më zi për një udhëheqës sesa të humbë logjikën. Unë patjetër kam bërë gabimet e mia në kryerjen e misionit tim. Po ama asnjëherë s’i kam tradhëtuar ata që ma kanë ngarkuar këtë mision dhe lidhje në botë s’kam me maskarallëqet që Ju më keni mveshur e keni mbushur botën! E që të jemi shumë, po shumë të qartë, askënd përveç atyre që më kanë votuar dhe familjes time (e cila paguan përditë koston e lartë shpirtërore të baltës së pafundme të mizerabilitetit politik e mediatik që derdhet ndaj meje e familjarëve të mi), s’e marr dot seriozisht kur më kërkon dorëheqjen. Ndërsa kur ma kërkoni dorëheqjen Ju dhe populli imagjinar i punonjësve të bashkive që do dorëzoni si Çeçua në 30 qershor, bashkë me ujësjellësat e falimentuar, që furnizojnë më shumë militantë në protestat Tuaja se sa ujë në çezmat e njerëzve, mua vetëm më shumëfishohen fuqitë për të vazhduar luftën me plagët e panumërta të trashëgimisë Suaj qeverisëse.

Kështu që i dashur Lulzim, shkeputu nga krahët e mllefit që ta ka çuar për pambuk logjikën, çlirohu nga paniku i humbjes që të rri shkruar mbi ballë, mbaje për vete e për Plakun tënd Digjital frikën nga Reforma në Drejtësi dhe bëj atë që bën çdo udhëheqës në këtë situatë të padëshiruar: Ulu në Tryezën e Dialogut!

(Ndjesë për momentin e adresimit me “ti”, po sinqerisht mjaft me këtë karshillëk me zarar që po i bëni vendit, shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe miqve e partnerëve të Shqipërisë, në një kohë kur Shqipërisë i duhen kundërshtarë politikë që dinë të arsyetojnë, jo kalamaj në formë burrash që luajnë luftash në dëm të saj – ndjesë edhe kalamajve për ofendimin e paqëllimtë!).

Duke Ju ftuar përsëri në Tryezën e Dialogut, Ju lutem të mos harroni ndërkohë se po nuk u kthyet në realitet, përtej dëmit që mund t’i bëni vendit dhe atyre pak individëve kokënxehtë, të cilët mbase për të keqen e tyre mund të shkojnë deri në fund pas berihajit ku po i udhëhiqni, Ju s’keni asnjë shans të pengoni 30 qershorin të vijë për ata që duan të votojnë. Asnjë shans të ndryshoni qeverinë pa zgjedhje. Asnjë shans të më ndaloni mua dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë të kryejmë misionin historik të transformimit europian të Shqipërisë.

Akoma në pritje,

Edi Rama

24 maj, 2019

Etiketa: Basharamazgjedhje


Ju sugjerojmë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Futboll/Përurohet fusha e re në Picalle, Duka: Për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen
Sport

Futboll/Përurohet fusha e re në Picalle, Duka: Për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen

24 Qershor, 2026 3:03 pm
Botërori 2026/ Cilat janë 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
Sport

Botërori 2026/ Cilat janë 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin

24 Qershor, 2026 2:38 pm
Para
Grabitja në Rinas, Meta: Cënim i sigurisë kombëtare

Meta i gatshëm të ndryshojë datën e zgjedhjeve

Zgjedhjet lokale, misioni i OSBE/ODIHR flet për mungesën e opozitës

Zgjedhjet lokale, misioni i OSBE/ODIHR flet për mungesën e opozitës

“Pse nuk do të ketë një marrëveshje të dytë”

Njëri thotë hip se të vrava, tjetri zbrit se të vrava
















TE FUNDIT

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
24 Qershor, 2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes ka thënë përsëri se IDF nuk do të tërhiqet nga zonat që ka pushtuar në Libanin...

Lexo më shumë

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
24 Qershor, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj të zgjedhur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}