Kryesore

Zgjedhjet lokale, misioni i OSBE/ODIHR flet për mungesën e opozitës


               Publikuar në : 12:25 - 24/05/19 |
geliano fataj

Ka mbërritur në Shqipëri, misioni i OSBE/ODHIR që do të vëzhgojë procesin zgjedhor të 30 qershorit. Misioni i drejtuar nga Audry Glover ka nisur takimet në kuadër të monitorimit të zgjedhjeve.

Në një konferencë për mediat Glover ka folur për misionin e OSBE/ODHIR-it.

Ne jemi këtu me ftesë të qeverisë shqiptare për të vëzhguar zgjedhjet lokale. Ne vëzhgojmë procesin zgjedhor pa ndërhyrë, por raportojmë atë që vëzhgojmë. Periudha kohore. Është shumë e rëndësishme të kihet parasysh që zgjedhjet nuk janë vetëm në një ditë. Ajo çfarë vjen para dhe pas ditës së zgjedhjeve është po aq e rëndësishme me atë që ndodh ditën e zgjedhjeve. Kemi pasur kënaqësinë të kemi bashkëpunim të mirë me gjithë aktorët muajt e kalua. Ne tashmë kemi patur takime, jemi pritur nga ministra e Jashtme dhe doja t’i falënderoja për bashkëpunimin që kemi patur deri më tani. Anëtarët e misionit të OSBE/ODIR-It janë 10 dhe vijnë nga shtetet e BE-së. Pra, kemi ekspertë ligjorë, analistë për zgjedhjet ekspertë për pakicat kombëtare, kemi një ekspert për sigurinë dhe kemi zëvendës shefin e misionit. Së shpejti do kemi edhe 18 vëzhgues afatgjatë të cilët kanë marrë prezantimin. Direkt para zgjedhjeve shpresoj të kemi edhe 250 vëzhgues afatshkurtër. Nëse kemi një përfaqësues këtu nga ambasadat do doja t’i inkurajoja se afati i zgjedhjeve është 10 ditë nga sot. Vëzhguesit afatshkurtër do vëzhgojnë qendrat e numërimit në zgjedhje, për ditën e zgjedhjeve do jetë edhe një delegacion nga Këshilli i Europës. Kemi ardhur këtu dhe pa një ide të paracaktuar. Kemi ardhur këtu për të vëzhguar zgjedhjet. Që të gjitha shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së janë zotuar për të vëzhguar zgjedhjet. Ne do të lëmë gjithmonë faktet ato që do flasin”.

E pyetur për mos pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, zonja Glover tha: Nuk më ka ndodhur ndonjë herë në një vend që opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje. Edhe në këtë rast ne do të raportonin, do të reflektonim ato që do të shihnim gjatë procesit.

Ne do të vazhdojmë punën siç punojmë normalisht, do të vëzhgonim do të vlerësonim zgjedhjet”, theksoi më tej drejtuesja e misionit të OSBE/ODHIR.

Kjo nuk është hera e parë që Audry Glover është pjesë e ekipit vëzhgues të OSBE për zgjedhjet. Ajo ka monitoruar zgjedhjet në 1996 dhe në 2009./ Opinion.al

Pas