Aktualitet

Rama flet për përplasjet në PD: Fatkeqësi në zhvillim në Partinë Demokratike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:21 - 06/11/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të shtunë për situatën në Partinë Demokratike, përplasjet e brendshme dhe nismën “Foltorja” të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Rama u shpreh se qasja e re e mazhorancës me opozitën dhe ftesa për bashkëpunim nuk lidhet me kreun e PD-së , Lulzim Basha apo me ish-kryeministrin Berisha, por sipas kreut të qeverisë është e nevojshme që kultura politike në Shqipëri të lehtësohet nga pesha e rëndë e baltës që e ka karakterizuar.

“Qasja ime e re me opozitën nuk është një qasje që lidhet me një person apo me një grup personash. Është një qasje që lidhet me domosdoshmërinë që kultura politike në Shqipëri të lehtësohet nga barra e rëndë e të shkuarës nga pesha e rëndë e baltës që e ka karakterizuar në tërësi jetën tonë politike dhe bashkëjetesën tonë politike. Kështu që nuk shoh pse duhet ta kemi këtë dilemë. Është çështja e tyre se kush zgjidhet, kush nuk zgjidhet. Kreun e Partisë Demokratike e zgjedhin anëtarët e PD, forumet e PD. Nuk e zgjedh unë, nuk e zgjedh Partia Socialiste. Nëse do të ishim ne që do zgjidhnim sigurisht asnjëri nga këta janë apo pretendojnë të bëhen, nuk do të ishin të denjë për Partinë Demokratike sepse nuk janë në fakt për historinë dhe antarësinë e shëndetshme të PD-së. Qasja ime e re me opozitën nuk është një qasje që lidhet me një person apo me një grup personash. Është një qasje që lidhet me domosdoshmërinë që kultura politike në Shqipëri të lehtësohet nga barra e rëndë e të shkuarës nga pesha e rëndë e baltës që e ka karakterizuar në tërësi jetën tonë politike dhe bashkëjetesën tonë politke. Kështu që nuk shoh pse duhet ta kemi këtë dilemë. Është çështja e tyre se kush zgjidhet, kush nuk zgjidhet. Edhe njëherë, nuk është çështje personash. E para kjo, dhe e dyta nuk dua të komentoj për këtë. Për mua është një fatkeqësi në zhvillim e sipër në Partinë Demokratike që vërtetë të lë një shije të hidhur sepse katandisja e një partie që lindi si forca e re e shpresës dhe të së ardhmes në një zonë të zymtë ku klith e shkuara është vërtetë për të ardhur keq dhe ka në vetvete një shëmti të madhe. Janë gjëra që ndodhin për fat të keq”, tha Rama.

Pas