Aktualitet

Shtyu gazetaren dhe operatorin drejt greminës, SHÇBA: Inspektim për efektivin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:08 - 06/11/21 |
Opi Nion

SHÇBA ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur këtë të shtunë në Qafë-Mollë, ku një efektiv policie është përplasur me gazetaren Anila Hoxha dhe një operator, të pranishëm në vendin e ngjarjes ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

SHÇBA përmes një njoftimi bën me dije se ka nisur një inspektim  për  zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe sjelljes jo etike të punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave.

“Në vijim të lajmit të publikuar në disa media, në lidhje me sjelljen jo korrekte të disa punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave, e në veçanti me gazetaren Anila Hoxha gjatë raportimit të një ngjarje kriminale, SHÇBA njofton se ka nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës”, thuhet në njoftimin e SHÇBA./Opinion.al

 

Pas