Aktualitet

Qëllonin me armë zjarri në orët e vona, kapen dy të rinjtë në Kamëz


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 02/11/21 |
Opi Nion

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi ishin kthyer në një shqetësim serioz dhe rrezik për banorët e Kamzës. Sipas uniformave blu, 18-vjeçari me inicialet E.K dhe 16-vjeçari M.K, qarkullonin me armë zjarri dhe qëllonin në ajër në orët e vona të natës.

Dy të rinjtë janë arrestuar pas finalizimit të operacionit policor, të koduar “Adoleshentët”, ku janë sekuestruar dy armë zjarri, pushkë dhe pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 kanë marrë informacione se dy adoleshentë qarkullonin me një armë zjarri me vete dhe qëllonin në ajër, në urën e lumit Çekrez, duke u kthyer në shqetësim dhe rrezik për banorët.

Menjëherë, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Adoleshentët”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizmi, kapja dhe arrestimi, pa shkaktuar probleme, i shtetasve:

E.K., 18 vjeç, banues në Kamzë dhe M. K., 16 vjeç banues në Kamzë, i arrestuar dhe i proceduar disa herë për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.

Gjatë operacionit, shtetasi M. K. është kapur në flagrancë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë me një krehër me 20 fishekë, së bashku me shtetasin E. K.

Shërbimet e Policisë, pas kontrollit në banesën e shtetasit E. K., gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri pistoletë”-njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”./Opinion.al

Pas