Kronikë

“Mjekët nuk më kanë dhënë asnjë shpresë”, flet nëna e 6-vjeçares së dhunuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:27 - 02/11/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë bërë të ditura lidhur mbi ngjarjen e rëndë, ku një vajzë e vogël vetëm 6 vjeç është dhunuar brutalisht nga babai.

Nëna e të miturës ka folur për “News 24”, duke treguar se vajza është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe psikologjike.

Ajo rrëfeu se mjekët nuk i kanë dhënë asnjë shpresë, dhe se vajza e saj është duke luftuar për jetën.

Nuk më kanë dhënë shpresë mjekët. Ajo flet për të folur. Lëviz. Ka nisur pak që ushqehet. Nuk kam arritur që të flas shumë më të, se bëhet agresive. Gjendja psikologjike dhe shëndetësore është e rëndë. Mjekët thonë se ka shumë probleme nga organet e brendshme dhe s’të japim shpesë, deri në minutën që të nxjerrim nga spitali. S’më kanë dhënë detaje. Çdo vizitë bëhet pa praninë time. S’më kanë lejuar që të rri në dhomë kur bëjnë konsultën mjekët. Më kanë thënë që ka plasaritje të mushkërisë, pankreasit, shpretkës dhe probleme me zorrët. Aty ka qenë policia, më ka marrë deklaratat vazhdimit, ka qenë shërbimi social që më ka sjell ca ndihma për vajzën. Ka qenë dhe psikologia e spitalit. Nuk kam qenë prezent kur kanë folur me vajzën. Psikologia thotë se vajza është në gjendje të vështirë, do kohë që të marrë veten. Ajo gjen pretekst që të flejë gjumë dhe nuk do që të flasë. S’kam pasur komunikim me asnjë psikolog. Kam menduar vetëm për vajzën, jo për vete”,-tha nëna./Opinion.al

Pas