Bota

Thuhet se është sëmurë, video virale ku Erdogan mezi ecën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:01 - 02/11/21 |
Opi Nion

Prej disa javësh mediat e huaja po flasin për shëndetin e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan duke thënë se ai është i sëmurë dhe se po merr trajtim mjekësor kundër dhimbjeve.

Muajt ​​e fundit, janë transmetuar pamje në të cilat udhëheqësi turk nuk është dukur mirë.  Ai është shfaqur  i dobët fizikisht, i lodhur dhe shpesh kërkon ndihmë të personit pranë për të ngjitur edhe shkallët.

Foreign Policy shkroi se presidenti turk ka shtuar numrin e mjekëve rreth tij, ka zvogëluar takimet me shtypin dhe është duke u trajtuar me ilaçe kundër dhimbjeve para ngjarjeve publike.

Ndërkohë në një video të shfaqur së fundmi Erdogan duket se me vështirësi qëndron në këmbë, ndërsa bën hapa të ngadaltë saqë duket sikur do të rrëzohet nga momenti në moment.

“Foreign Policy”, gjithashtu raportoi se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore./Opinion.al

Pas