Bota

Putin nuk ndalet: Rusia do të furnizojë me raketa shtetin fqinj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:23 - 25/06/22 |
Opi Nion

Presidenti rus Vladimir Putin i tha të shtunën homologut të tij të Bjellorusisë se Moska do të furnizojë Minskun me sisteme raketore të afta për të mbajtur armë bërthamore, tha ministria e jashtme ruse.

Në një takim me Putinin në Shën Petersburg, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko shprehu shqetësimin për politikat “agresive”, “konfrontuese” dhe “të neveritshme” të fqinjëve të saj, Lituanisë dhe Polonisë.

Ai i kërkoi Putinit që të ndihmonte Bjellorusinë të jepte një “përgjigje simetrike” ndaj atyre që ai tha se ishin fluturime me armë bërthamore nga aleanca e NATO-s e udhëhequr nga SHBA pranë kufijve të Bjellorusisë.

Putin tha se ai nuk e sheh për momentin nevojën për një përgjigje simetrike, por se avionët Su-25 të Bjellorusisë, të prodhuara nga Rusia..

“Ne do të transferojmë sistemet e raketave taktike Iskander-M në Bjellorusi, të cilat mund të përdorin si raketa balistike ashtu edhe ato të lundrimit, si në versionet konvencionale ashtu edhe ato bërthamore,”-mësohet se ka thënë Putin./Opinion.al

Pas