Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plagosja e Muçllarit/Babai i 22-vjeçarit të arrestuar:S’është autor,e binda të…

2022/06/25 at 9:59 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja e Muçllarit/Babai i 22-vjeçarit të arrestuar:S’është autor,e binda të…

Gazmor Maxhari, babai i Griseld Maxharit, i cili është ndaluar nga policia si njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në Pogradec 2 muaj më parë, ku mbeti i plagosur Johan Muçllari, në një deklaratë për mediat ka thënë se djali i tij 22-vjeçar nuk është autor në këtë ngjarje.


Ai tha se djali i tij ka ndërhyrë për të shuar sherrin dhe se prokuroria dhe policia po e akuzojnë pa të drejtë. Ai nuk e bën djalin e tij pa faj, por thotë se ai nuk është autor.

“E vërteta e djalit tim qëndron se atë prokuroria dhe policia e kanë arrestuar si autor të ngjarjes së ndodhur para 2 muajsh. Lidhur me këtë ngjarje di të them që djali im nuk është autor i kësaj ngjarje.

Cili është roli i djalit tuaj?

“Djali im ka qenë atë ditë xhiro me makinë (me autorin) është konfliktuar me palën tjetër, jo djali im, pasi ai ka qenë thjeshtë shoqërues atë ditë me autorin”.

Ju po thoni që djali juaj akuzohet pa të drejtë?

“Po dhe kjo është e vërteta që ai nuk është autor, ai rastisi atje. Ai ka ndërhyrë thjeshtë për të shuar sherrin mes palëve dhe ka parandaluar një ngjarje që mund të degradonte edhe më shumë”.

Çfarë akuze rëndon sot mbi djalin tuaj?

“Sot mbi djalin tim rëndon akuza si autor në ngjarje, në vrasje të mbetur në tentativë ndërkohë që sipas dëshmitarit okular djali im thjeshtë ka ndërhyrë për të ndarë sherrin”.

Si u dorëzua djali juaj në komisariat, pse u fsheh?

“Djali im u tremb dhe kishte frikë, ai iku nga frika e kësaj ngjarje”.

Ju e keni dorëzuar vetë djalin, pse policia ka raportuar sikur e kapi ajo?

“Tani, kohët e fundit unë kam komunikuar me djalin dhe kam arritur që ta bind edhe ai ishte ndërgjegjësuar pasi kishte parë në media që prokuroria po e akuzonte si autor dhe u bind që të dorëzohet. Unë kam bërë dorëzimin e tij bashkë me avokatin në datë 24, ora 10:30. Jam shumë i indinjuar pasi në të gjitha mediat kam lexuar që u kap një nga autorët, kur unë djalin tim e kam dorëzuar vetë duke njoftuar të gjitha instancat”.

Ju po thoni që djali juaj duhet të gjykohet si ndihmës dhe jo si autor?

“Po, prandaj unë e binda që ai të dorëzohet për të deklaruar të gjitha çka di. Që ai nuk është autor, por shoqërues, djali im s’ka lidhje me palën tjetër dhe as konflikt. Ka dëshmitar okular të palës tjetër i cili ka deklaruar që djali im ka ndërhyrë vetëm për t’i ndarë. Unë kam besim që drejtësia do shkojë në vend. Ai të dënohet për fajin e tij dhe autori i ngjarjes për fajin që ka bërë”./Klan News



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
Aktualitet

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë

19 Korrik, 2025 12:08 am
Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik
Aktualitet

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

18 Korrik, 2025 10:39 pm
Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
Rajoni

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

18 Korrik, 2025 10:23 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

18 Korrik, 2025 10:08 pm
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 9:37 pm
Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
Bota

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

18 Korrik, 2025 9:13 pm
“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…
Politikë

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…

18 Korrik, 2025 8:58 pm
Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…
Politikë

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…

18 Korrik, 2025 8:34 pm
Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para
Aktualitet

Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para

18 Korrik, 2025 8:27 pm
WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
Bota

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

18 Korrik, 2025 8:10 pm
Para
Johnson telefonon Zelenskyn:Do të sigurojmë pajise mbrojtëse për forcat ukrainase

Boris Johnson: Ukraina mund të detyrohet të bëjë paqe me Rusinë

Qëllohet me plumb në kokë foshnja 5-muajshe në SHBA

Qëllohet me plumb në kokë foshnja 5-muajshe në SHBA

Zelensky-Perëndimit: Me armët tuaja do e kishim mbyllur luftën

Pas humbjes së Severodonestk-ut, Zelensky: Ukraina do t'i rifitojë qytetet e saj
















TE FUNDIT

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
19 Korrik, 2025

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë, një i...

Lexo më shumë

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik
18 Korrik, 2025

Trupi i një 72-vjeçari, është gjetur i dekompozuar pranë tokave të fshatit Sektor Seman, në Fier. Sipas njoftimit të uniformave...

Lexo më shumë

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
18 Korrik, 2025

Igor Popoviq, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas...

Lexo më shumë

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
18 Korrik, 2025

Pak çaste para se të firmoste ligjin e ri për rregullimin e kriptomonedhave, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com