Aktualitet

Foto/Përplasen dy makina në Kukës, plagosen anëtarët e një familje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:37 - 25/06/22 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Kukës, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina tip “Golf”. Mësohet se janë plagosur një çift dhe dy fëmijët e tyre.

Ndërsa është bërë e ditur se automjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Siç shihet nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë e për pasojë mjeti është shkatërruar në pjesën përpara. Anëtarët e familjes që mbetën të lënduar nga aksidenti janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve./Opinion.al

Pas