Bota

Putin i uron shërim Trumpit:Do ta kalosh virusin vdekjeprurës me optimizëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 02/10/20 |
el ida

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ii ka uruar shërim të shpejtë homologut të tij amerikan Donald Trump, i cili rezultoi me koronavirus.

“Jam i sigurt se rezistenca jote e lindur dhe optimizmi, do të të ndihmojnë që ta kalosh virusin vdekjeprurës”, lexohet në telegramin e udhëheqësit rus.

Një muaj para zgjedhjeve presidenciale, Donald Trump, ka njoftuar se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë rezultuar  pozitivë për COVID-19 dhe tani janë në karantinë.

“Sot, unë dhe Melania rezultuam pozitiv me Covid-19. Do të vetizolohemi dhe do të nisim procesin e shërimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë së bashku”, shkroi Trump./ Opinion.al

Pas