Bota

Armenia e gatshme të ulet në bisedime me Azerbajxhanin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:00 - 02/10/20 |
el ida

Ministria e Jashtme e Armenisë deklaroi këtë të premte se është e gatshme të angazhohet bashkë me Francën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të ndalin luftimet me Azerbajxhanin.

Ministria i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së ndërkombëtarëve, për tu ulur në bisedime “për të rivendosur një regjim armëpushimi bazuar në marrëveshjet 1994-1995“.

Nga ana tjetër Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deri më tani ka refuzuar bisedimet dhe aleati i tij kryesor, Turqia, ka thënë se një armëpushim i qëndrueshëm varet nga “tërheqja e Armenëve nga çdo hapësirë e territorit Azerbajxhan“.

Në luftimet e fundit, forcat e Azerbajxhanit thanë se kishin bërë përparime të mëtejshme, por akuzuan Armeninë për sulme në katër fshatra, duke shkaktuar viktima civile. Nga ana e saj, Armenia thotë se ka rrëzuar shtatë dronë që fluturonin afër kryeqytetit, Jerevanin.

Por teksa dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për ndërmarrjen e sulmeve vdekjeprurëse, numri i viktimave rritet në Kaukazin Jugor./Opinion.al

Pas