Kryesore

“Çështje jonë” Rama përgjigjet për kërkesat e Tramp: Jemi në linjë me BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:09 - 02/10/20 |
Al Do

Gjatë konferencës për shtyp pas takimit të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me kërkesat që presidenti i SHBA, Donald Tramp i kishte parashtruar në një letër dërguar mbrëmjen e djeshme.

Presidenti Tramp theksonte në letrën e tij dy kërkesa për kreun e qeverisë shqiptare. Së pari ai e nxit atë të nxjerrë vendin nga formati Kina 17 + 1 si dhe të zhvendosë ambasadën shqiptare në Jerusalem.

LEXO EDHE: Presidenti Tramp letër kryeministrit Rama, dy kërkesa për Shqipërinë

Kryeministri Rama tha se Shqipëria është një nga vendet të cilat kanë ndihmuar më së shumti komunitetin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore por për çështjen e ambasadës në Jerusalem ai shtoi se politika shqiptare është në një linjë me Bashkimin Europian.

“Shqipëria është e linjëzuar në politikën e jashtme në këtë proces me Bashkimin Europian”, tha Rama duke lënë të kuptohet se ambasada do të qëndrojnë në Tel Aviv.

Nga ana tjetër kryeministri Hoti tha se Kosova do ta vendosë ambasadën në Jeruzalem, siç parashikohet në marrëveshjen e Uashingtonit.

“Ne jemi vend i ri kemi nevojë e për njohje në marrëveshjen e Uashingtonit ka edhe një njohje që është tepër e rëndësishme sepse e hap një perspektivë ndryshe të konsolidimit të Kosovës. Në politikën e jashtme jemi në të njëjta linja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, tha Hoti.

Sa i përket çështjes se a do të dalë Shqipëria nga nisma Kina 17 + 1, kryeministri Rama këto janë “çështje jonë” duke shtuar se do të vendosë në bazë të interesave strategjike.

“Për sa i përket pyetjes tjetër unë jam i kënaqur që presidenti i SHBA në një kohë zgjedhjesh ka gjetur edhe kohën që të më shkruajë. Jam i kënaqur për vlerësimin e tij, qoftë edhe në disa qëndrime që janë bindje. Patjetër që ShBA kanë qenë janë dhe do të mbeten pikë referimi për ne por ne dëgjojmë respektojmë dhe vendosim në bazë bindjesh. Harmonia e plotë mes meje dhe presidentit Trump mbi 5G është bindje nga ana ime nuk është imponim nga ana e tij. Letra e tij për të gjithë drejtuesit në rajon as më është kërkuar aq më tepër të më jetë imponuar nga SHBA. Ne kemi qëndrime të përbashkëta në drejtimet strategjike dhe më vjen mirë që burojnë nga bindja, dhe për sa i përket lëvizjeve konkrete këto janë çështje jonë që do të thotë ne do të vendosim me kujdes në interes të interesave tona strategjike”, tha Rama. /Opinion.al

Pas