Te Fundit

Sekuestrohen euro dhe paundë të padeklaruar në Kakavijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:07 - 02/10/20 |
el ida

Paundë dhe euro të padeklaruara janë sekuestruar nga Policia Kufitare, ndërsa ka nisur procedimi për transportuesin e tyre. Shtetasi me iniciale B.M. lindur në Vlorë dhe rezident në Angli është ndaluar në pikën doganore të Kakavijës mesditën e së premtes. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin furgon, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në fundin e një çante, 15450 paund dhe 2350 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia dispononte informacione të siguruara në rrugë operative nga Policia Kufitare se shtetasi B. M., nga Vlora, merrej me transport të vlerave monetare te padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi B. M., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, njofton policia./Opinion.al

 

 

Pas