Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin dhe Biden në Gjenevë, Samiti i shpresave ruse

2021/06/16 at 9:25 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Putin dhe Biden në Gjenevë, Samiti i shpresave ruse

Mediet ruse prej javësh merren vetëm me një temë kryesore të politikës së jashtme: samitin në Genevë. Shefi i Kremlinit Putin takohet të mërkurën (16.06) për herë të parë me Joe Biden si president i ri i SHBA-së. Në të gjitha kanalet me orë të tëra analizohet, se çfarë mund të dalë prej këtij takimi dhe nëse është e mundur një kthesë. Edhe detajet më të vogla si vendi i takimit, vila e shekullit të 18-të, përshkruhen, sikur kemi të bëjmë me një pritje mbretërore.


Kremlini nuk pret shumë. Një kthesë të papritur në Gjenevë nuk do të ketë, thuhet. Megjithatë presidenti le hapësirë për shpresa. Fakti që takohemi, „është në vetvete pozitiv”, tha Putin në fillim të qershorit në një intervistë në televizion. „Unë nisem se do të ketë rezultate pozitive”, thotë presidenti rus. Nga këndvështrimi i tij p.sh. rezultat pozitiv do të ishte një marrëveshje për hapa të mëtejshëm „drejt normalizimit të raporteve ruso-amerikane”. Në një intervistë për televizionin NBC në SHBA, Putin i cilësoi këto raporte në nivelin më të ulët si asnjëherë që prej shumë vitesh”. Shkak për këtë, sipas këndvështrimit rus, është politika e brendshme e SHBA-së.

Të zhuritur për bisedime në nivel të barabartë

Përpara samitit në Rusi ndihet një „frymë shumë e fortë pozitive”, thotë Tatiana Stanovaja, eksperte e Qendrës Carnegie në Moskë. Sipas saj shefi me influencë i Këshillit të Sigurisë, Nikolai Patrushev, pas bisedimeve me kolegun nga SHBA-ja, Jake Sullivan u shpreh optimistë në mënyrë të pazakontë. Të dy në maj u takuan në Gjenevë, për të përgatitur samitin e dy presidentëve. Në disa çështje janë të mundura marrëveshjet me SHBA-në, tha Patrushev për gazetën qeveritare “Rossijskaja Gaseta”. Por ai nuk përmendi detaje. „Rusët nuk kanë llogaritur, që amerikanët e SHBA-së do të ishin kaq të hapur ndaj Rusisë”, thotë Stanovaja.

Që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik 30 vjet më parë politikanët drejtues të Rusisë vazhdimisht shprehin dëshirën, që të negociojnë sërish si të barabartë me Uashingtonin. Rusia vërtetë është më e dobët ekonomikisht se sa SHBA-ja, por përderisa ajo është e fuqishme me armë atomike po aq sa edhe SHBA-ja „çdo gjë tjetër nuk është e rëndësishme, shpjegon Stanovaja këndvështrimin e Kremlinit.

“Rusia ka nevojë urgjente të pranohet si fuqi e madhe”, mendon edhe Hans-Henning Schröder, ish-ekspert për Rusinë në Fondacionin Shkenca dhe Politika. Raportimi në masë përpara samitit tregon, se Putin ka interes më të madh se sa Biden. Ekspertët rusë megjithatë tërheqin vëmendjen, se presidenti i SHBA-së, e ka iniciuar takimin.

Samiti asimetrik i Gjenevës

Marrëdhëniet e tensionuara mes Moskës dhe Uashingtonit që pas aneksimit të Krimesë përjetuan në pranverë disa prapaktheu. Biden e quajti Putinin në një intervistë në mars „vrasës”, Moska tërhoqi ambasadorin nga Uashingtoni. Kreu i Kremlinit propozoi një debat publik të transmetuar drejtpërdrejt, presidenti i SHBA-së refuzoi. Në vend të kësaj Biden vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë, edhe për shkak të përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale 2020, gjë që Moska e hedh poshtë. Diplomatët rusë u dëbuan nga vendi. Moska reagoi me dëbimin e diplomatëve të SHBA-së duke i lënë të nënkuptojë ambasadorit që të kthehet në shtëpi. Qysh atëherë të dyja ambasadat janë pa drejtues. Njëkohësisht pati lëvizje masive trupash ruse në kufirin me Ukrainën. Në këtë sfond në prill Biden i telefonoi Putinit dhe propozoi samitin aktual.

Kohët kur samitet ruso-amerikane mbanin botën në tension, kanë marrë fund, megjithatë për Rusinë këto takime „janë më të rëndësishme se sa për SHBA-në”, thonë ekspertët rusë, sepse sipas tyre, kjo është e rëndësishme për statusin e Rusisë dhe pozicionimin e saj në politikën botërore. Tatiana Stanovaja  e quan këtë një „pozicionim asimetrik”: „Për Rusinë ky samit është gjithçka, ndërsa për Bidenin vetëm një hap në rrugën për zgjidhjen e „problemit me Kinën”, mendon ekspertja. Për Uashingtonin qendrimi i ardhshëm ndaj rivales së tij, Kinës, është tema kryesore.

Temat e bisedimeve janë të shumta në Gjenevë mes dy presidentëve Putin e Biden. Nga këndvështrimi i Moskës „stabiliteti strategjik” do jetë çështja më e rëndësihme. Në këtë kontekst është fjala jo vetëm për armët strategjike atomike, por edhe për hapësirën, sulmet kibernetike e me dron, thotë eksperti Andrej Kortunov. Në listën e dëshirave ruse bën pjesë edhe fundi i konfrontimit diplomatik.

Sa i përket çështjeve të Ukrainës apo të të drejtave të njeriut në Rusi, ekspertët nuk shohin ndonjë shans për afrim pikëpamjesh.

Sidoqoftë nga këndvështrimi rus ndërkohë qysh përpara samitit është arritur një objekti: Që takimi zhvillohet. Por që ky takim të ofronte sikurse dëshironte Putinit një skenë mediatike, kjo nuk do të ndodhë. Sepse Biden refuzoi organizimin e një konference të përbashkët shtypi në Gjenevë pas takimit./ DW

Etiketa: BidenGjenevePutinrusishba


Ju sugjerojmë

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve
Bota

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve

10 Qershor, 2026 10:07 am
Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor
Kryesore

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:Shprehja e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare

10 Qershor, 2026 10:03 am
Irani sulmon 21 objektiva të SHBA në Jordani dhe Kuvajt
Bota

Irani sulmon 21 objektiva të SHBA në Jordani dhe Kuvajt

10 Qershor, 2026 10:01 am
Akuzohet për tentativë vrasje në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari në Shëngjin
Kronikë

Akuzohet për tentativë vrasje në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari në Shëngjin

10 Qershor, 2026 9:59 am
Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë, arrestohen 4 persona
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë, arrestohen 4 persona

10 Qershor, 2026 9:57 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 qershor 2026

10 Qershor, 2026 8:09 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Qershor, 2026 8:08 am
OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
Bota

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

9 Qershor, 2026 11:13 pm
Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
Aktualitet

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

9 Qershor, 2026 9:56 pm
Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit
Politikë

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit

9 Qershor, 2026 9:28 pm
Para
Përndiqte prej kohësh të miturën, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë

Kërcënoi bashkëshorten me thikë, arrestohet 41-vjeçari në Mat

Policia sekuestron kokainë në Tiranë, prangosen dy persona

Emri/ Arrestohet 27-vjeçari në Fier, hodhi armën nga dritarja e lokalit

VIDEO/ Pogba largon nga tavolina birrën që i sponsorizon çmimin

VIDEO/ Pogba largon nga tavolina birrën që i sponsorizon çmimin
















TE FUNDIT

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve
10 Qershor, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit në Iran dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po rrisin rrezikun e urisë për miliona njerëz në...

Lexo më shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:Shprehja e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare

Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor
10 Qershor, 2026

Sot shënohen 148 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarja më e rëndësishme e shekullit XIX në historinë...

Lexo më shumë

Irani sulmon 21 objektiva të SHBA në Jordani dhe Kuvajt

Irani sulmon 21 objektiva të SHBA në Jordani dhe Kuvajt
10 Qershor, 2026

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) deklaroi sot se ka sulmuar 21 objektiva ushtarake amerikane në bazat ajrore...

Lexo më shumë

Akuzohet për tentativë vrasje në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari në Shëngjin

Akuzohet për tentativë vrasje në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari në Shëngjin
10 Qershor, 2026

Një 22-vjeçar nga Lezha, është arrestuar sot në Shëngjin me qëllim ekstradimi. Shtetasi me inicialet O.P., akuzohet në Spanjë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}