Kronikë

Publikohen pamjet, si grabiten pushuesit në Ksamil dhe Sarandë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:34 - 09/09/21 |
Opi Nion

Tre persona, të cilët akuzohen për një seri vjedhjesh në qytetin e Sarandës gjatë sezonit turistik, janë vënë në pranga ditën e sotme nga policia.

Autoritetet bëjnë me dijë se në pranga kanë rënë: Nazmi Liçi, 25 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”, Erion Bylykbashi, 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes” dhe Ani Lici, 22 vjeç, banues në Elbasan.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në 13 raste shuma parash dhe sende personale të pushuesve vendas e të huaj duke u marrë portofolët në banesat që kishin marrë me qira apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin si dhe në një rast  kanë vjedhur një shumë parash në një subjekt

Tre të arrestuarit akuzohen se janë autorë të 14 vjedhjeve në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit, të ndodhura gjatë muajve Korrik, Gusht dhe Shtator.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “BMË” në posedim të shtetasit Ani Lici.

Ndërkohë policia ka publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku shfaqet një nga autorët teksa hyn për të grabitur në një banesë.

Pas