Rajoni

I dha 50 mijë € hua një personi me interes,shkarkohet prokurori i Lushnjës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:15 - 09/09/21 |
Opi Nion

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot prokurorin e Lushnjës, Arben Dyla. Mësohet se Dyla, është shkarkuar nga shkalla e parë e vettingut për shkak të problemeve me pasurinë.

Ai u gjend në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe në momentin që policia e arrestoi me urdhër të SPAK.

KPK shkarkoi Dylajn pasi në seancën e 2 ditëve më parë u konstatua se prokurori i kishte dhënë një shtetasi 50 mijë euro hua, me kontratë për 5 vite. Shtetasi A. K ka marrë 50 mije euro nga prokurori me interes 2 % mbi kapitalin.

Sipas News 24, prokurori ka dhënë 50 mijë euro me interes 2 për qind, një biznesmeni për një periudhë prej 5 vitesh.

Sipas kontratës të lidhur mes palëve në vitin 2016, deri në fund të vitit 2021, biznesmenit duhet t’i kthente Dylës shumën prej 110 mijë eurosh. Si garanci për shlyerjen e shumës, ai kishte lënë një apartament, në të cilin jetonte prokurori, çka bëri të ngriheshin dyshime për një kontratë fiktive.

Në seancë u ngritën pikëpyetje lidhur me burimin e parave, kështu KPK shkarkoi nga detyra prokurorin./Opinion.al

Pas