Aktualitet

Rama:Vjen në vendin tonë shkolla e famshme, mandati 3 nivel tjetër edukimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:06 - 09/09/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka dhënë lajmin se të rinjtë shqiptarë tashmë kanë mundësi aplikimi në një nga shkollat më të famshme, e Silicon Valley, Holberton School, e cila ka hapur edhe faqen e aplikimeve nga Shqipëria.

Sipas kreut të qeverisë, një kapitull krejt të i ri në edukimin e të rinjve me teknologjinë, do të jetë në fokus të mandatit të tretë.

Rama ka publikuar edhe faqen zyrtare të shkollës, ku mund të bëhet  aplikimi.

“ LAJM I BUKUR PËR TË RINJTË
Në vazhdën e përpjekjes për të çelur një kapitull krejt të ri në edukimin e të rinjve me teknologjinë, duke krijuar kushte e mundësi që Shqipëria 2030 të jetë kampione në rajon për hapësirën digjitale dhe t’ju sigurojë të rinjve perspektivën e një punësimi cilësor në tregun global të botës online, pa qenë fare të detyruar të lëvizin nga vendbanimi i tyre në atdhe, sapo ka ardhur në vendin tonë shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School, e cila ka hapur edhe faqen e aplikimeve nga Shqipëria.
https://w.w.w holbertonschool.com/
Mandati i Tretë do të jetë faza e kalimit drejt një niveli krejt tjetër në edukimin digjital për fëmijët e të rinjtë.”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas