Aktualitet

PS: Mbështesim hapjen e listave zgjedhore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:11 - 10/07/20 |
Al Do

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se Partia Socialiste mbështet kërkesat e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese.

“Pozicioni i grupit të PS është që jemi dakord në parim me tre ndryshimet e propozuara për të krijuar një lehtësi në procesin e votimit. Na rezulton se shqiptarët duan të shprehin jo vetëm votë për partinë ose për kryetarin por edhe për njërin prej kandidatëve. Ne e mbështesim në parim nismë. Vlerësojmë që është hap i rëndësishëm për normalizimin e demokracisë.”, tha Balla gjatë një komunikimi për mediat.

Pak më parë Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore votoi pro nismës së opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese lidhur me sistemin zgjedhor.

Grupi i deputetëve të opozitës parlamentare kërkon lista të hapura të kandidatëve, një prag prej 5% të votave, që forcat politike duhet të marrin, para se të përfitojnë mandate parlamentare, si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. /Opinion.al

Pas