Kryesore

Rama: Lista të hapura, por sistemi zgjedhor nuk preket


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:23 - 10/07/20 |
el ida

Kryeministri, Edi Rama, u shpreh pro hapjes së listave pasi sipas tij kjo gëzon mbështetje qytetare dhe reflekton ambiciet e saj.

Ai u shpreh se kjo nuk është shkelje e marrëveshjes zgjedhore dhe referuar kodit të këshillit  të Venecias, nuk bëhet fjalë as për ndryshim sistemi teksa sqaron se:

“Ka përpjekje që kjo gjë të tregohet si shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por atë marrëveshje e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten sepse ambicia jonë ka qenë depolitizimi i administratës zgjedhore. Kjo nuk ka ndodhur sepse e kundërshtonte deri në fund Partia Demokratike. Ne vendosëm të bëjmë një lëshim që është më i madhi i imagjinueshëm për një forcë politike që ka shumicën. Jemi akuzuar si pazarxhi që do të shkojmë me aritmetikë në votim. Kjo nuk është çështje aritmetike, por parimore, që lidhet me shqiptarët.

Shtojmë një standard që është botërisht i pranuar që është hapja e listave. Formulat janë cështje teknike do diskutohen. Për ne hapja e listave nuk është tabu por nuk duhet të rrezikojë përfshirjen dhe përfaqësimin e grave në Kuvend.

Janë tre elementë thelbesorë të sistemit. Sistemi në vetvete, ne kemi një sistem rajonal dhe kjo nuk preket. Së dyti madhësia e zonave zgjedhore dhe kjo nuk preket. Dhe së treti KQZ-ja, kjo preket, por kjo vjen si produkt i 5 Qershorit,”, u shpreh Rama./Opinion.al

Pas