Kryesore

Eurokomisioneri Varhelyi kundër hapjes së listave: Miratoni reformën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 10/07/20 |
el ida

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kërkon miratimin sa më të shpejtë të Reformës Zgjedhore sipas dakordësisë së 5 qershorit dhe është kundër kërkesës së opozitës parlamentare dhe Ramës për hapjen e listave të deputetëve dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Përmes një postimi në Twitter, eurokomisioneri thekson se për çdo ndryshim tjetër në lidhje me sistemin zgjedhor, disktimet dhe konsultimet duhet të nisin të paktën 1 vit para zgjedhjeve.

“Reforma Zgjedhore në Shqipëri:

Me rëndësi që reforma e dakordësuar në 5 qershor të miratohet sa më shpejtë nga parlamenti, në këtë sesion, për të lejuar zbatimin e shpejtë të dispozitave të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, ajo adreson një kusht kyç për të filluar negociatat e pranimit në BE.

Reformat e tjera në lidhje me sistemin zgjedhor, jashtë sferës së rekomandimeve të OSBE / ODHIR, do të duhet të bëhen të paktën një vit para zgjedhjeve dhe të kërkojnë konsultime të duhura, siç rekomandohet nga OSBE-ja.”, shkruan ai në Twitter./Opinion.al

Pas