Kronikë

Profil/ Në shënjestrën e OFL, kush janë nipi dhe miku i vjetër i Shullazit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 10/06/20 |
Al Do

Operacioni Forca e Ligjit njoftoi sot se i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 personave, mes të cilëve janë edhe Endrit Zela dhe Genc Ferhati. Të dy këta persona janë të lidhur me emrin e Emiliano Shullazit, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 14 vite burg për grup të strukturuar kriminal dhe veniën e gjobave ndaj biznesmenëve.

Endrit Zela është nipi Emiljano Shullazit. Ai u arrestua në vitin 2016 në dhomën e takimeve në pritje të takimit me Emiljano Shullazin në burgun 313 në kryeqytet. Sipas prokurorisë mësohet se Endrit Zela i ka marrë shuma të konsiderueshme parash një biznesmeni, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike për llogari të Emiljano Shullazit. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të hetimit të nisur muaj më parë nga prokuroria në lidhje me një grup të strukturuar kriminal. Gjatë këtij hetimi, fillimisht janë arrestuar Emiljano Shullazi, Gilmano Dani dhe Blerim Shullazi.

Genc Ferhati është një emër i njohur për kryeqytetin në vitet 1997- 2000. Pjesë e të ashtuquajturës, banda e “djemve të Rrugës së Kavajës”, ai ndodhet prej 20 vitesh në burg.

Në vitin 1999, Genc Ferhati së bashku me Ilir Bardhin kryen atentatin e famshëm me antitank në ish- fushën e druve në Allias, ku u vranë Denis Gina e Median Shehu. Dy të vrarët, krim për të cilin është dënuar Ferhati,sapo kishin dalë nga një palestër, ndërsa udhëtonin me një veturë të blinduar “Nissan Terrano”.

Që nga vrasja e Ginës dhe Shehut, jeta e tij u lidh me qelitë e burgjeve 302 dhe 313. Pa u mbushur një javë nga atentati me antitank, Ilir Bardhi i dyshuar në atë kohë si bashkëpunëtor i Genc Ferhatit, u ekzekutua me snajper në qeli.

Për këtë krim, policia arrestoi Roland Kostaren bashkë me armën e krimit dhe Alban Danin, por Roland Kostare mori përsipër krimin. Pak muaj më vonë Alban Dani u vra në ish- pistën Iliria në plazhin e Durrësit, ndërsa Kostare u dënua për krimin. Vrasja e mikut të tij me snajper në qeli, detyroi autoritet e burgjeve, të rrisnin masat e sigurisë për Genc Ferhatin. Afërsisht një vit pas vrasjes Genc Ferhati mori dënimin e tij me 25 vite burg që u la në fuqi nga të gjitha shkallët e gjykimit.

Në vitin 2017 ai mori një dënim nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 6 vite burgim për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Ferhati në bashkëpunim edhe me 6 persona të tjerë i ka vendosur një gjobë nga qelitë e burgut të Peqinit, biznesmenit të kafesë Julian Bregu. Mes Bregut dhe Ferhatit ka pasur një marrëveshje tregtare, por kjo nuk ka funksionuar. Nisur nga kjo situatë, Ferhati ka kërkuar 10 milionë lekë nga Bregu dhe 1650 euro. Sipas prokurorisë kjo shumë është kërkuar gjatë bisedës me “Skype” që Ferhati ka pasur me Bregun, teksa ky i fundit mbahej i izoluar në një apartament në zonën e Selitës nga shokët e Ferhatit.

Hera e parë dhe e fundit që të flas. Për firmën e kafes që ke, 40 për qind do i mbash ti, 30 për qind kinezi dhe 30 përqind do i mbaj unë me vëllain tim Elvisin. Nesër do të marrim në telefon rreth orës 09.00-09.30 dhe do shkojmë te noteri dhe do punosh për ne deri sa të vdesësh. Unë nuk do të flas më. A më kuptove?”. Kështu e kërcënonte Ferhati biznesmenin e kafes Julian Bregun. /Opinion.al

Pas