-Kulturë

Arti në zi, shuhet këngëtari i njohur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:51 - 10/06/20 |
el ida

Shuhet një nga zërat më të dashur të muzikës rock-pop spanjolle, i njohur për publikun e gjerë për këngë të shndërruara në hite verore si “La Flaca” dhe “Depende”.

Pau Dones, lideri i grupit spanjoll Jarabe de Palo ndërroi jetë në moshën 53 -vjeçare, pas një lufte të gjatë me kancerin.

Lajmin e ka shpallur vetë familja në faqen e tij zyrtare, duke falënderuar stafin mjekësor dhe duke kërkuar respektin e privatësisë në këtë moment të vështirë.

Lindur në një qytezë të Aragonës, por i rritur në Barcelonë, këngëtari mori famë në fundin e viteve ’90 me hitet “La Flaca” dhe “Depende”, dhe më pas u shqua për marrëdhënien e ngushtë me kolegë italianë, si Jovanotti, Fabrizio Moro dhe shqiptarin Ermal Meta, me të cilin këndoi në duet këngën e këtij të fundit, “Voodoo Love”.

Pak javë më parë kishte dalë në treg kënga “Vuelvo”, (Kthehem), ku spanjolli tregonte rikthimin e tij te muzika./Opinion.al

Pas