Te Fundit

Prishtinë, lihet i lirë Albin Kurti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:49 - 13/10/15 |
b.f

PRISHTINË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u la i lirë tre orë pasi u pyet në polici, ndërsa Prishtina ishte shndërruar në një fushëbeteje, ku u përplasën aktivistët, përkrahës të tij dhe policia e Kosovës. I akuzuar nga Prokuroria për hedhjen e gazitlotësjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës, Kurti tha se ishte ndaluar në hyrje të Prishtinës dhe nuk i ishte paraqitur asnjë fletë-arresti. “Më vendosën prangat, erdha tek Qendra ku do të jepnin mandat arrestin, por nuk erdhi as prokurori. U ndalova, u arrestova, u lirova ky eshte arbitraritet I plote dhe eshte deshmi dhe politika eshte policore”, u shpreh ai, pasi u lirua. Sipas tij, presioni që ushtruan protestuesit ndaj forcave të rendit çoi në lirimin e tij. Kurti tha se Vevëvendosje nuk terhiqet do të vazhdojë grumbullimi i firmave për peticionin kundër Zajednicës dhe demarkacionit me Malin e Zi. Policia e Kosovës thotë se pas incidentit në sallën e Kosovës është përpjekur ta informojë Kurtin për tu marrë në pyetje, por ai ka refuzuar.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas