Kryesore

Prishja e marrëveshjes/Balla:Pas raundit të tretë do e propozojmë vetë kandidatin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:37 - 20/05/22 |
Opi Nion

Gjatë diskutimit me gazetarët, kreu i grupit socialist Taulant Balla tha se do të ketë një president në raundin e katërt.

Ai paralajmëroi se nëse opozita s’do të ketë propozime PS do të bëjë propozimet e veta për kandidatin për president.

“Do kemi një president në raundin e katërt. Jo se do respektojmë marrëveshjen. S’do të ketë asnjë emër deri në raundin e tretë. S’ka asnjë dyshim. Jua thash. Se kam dëgjuar të gjithë deklaratën e Alibeajt. Nëse ai vendosi që PD të tërhiqet plotësisht, kjo është vendimmarrje e tij. Nëse nuk do të jetë zgjedhur në raundet e para, ne do të zgjedhim në raundet pasuese, ne do të zgjedhim një kandidat. Por marrëveshjet duhen respektuar. E bëmë një marrëveshje të martën dhe një të mërkurën. Zoti Mediu dhe Doda kanë qenë të gatshëm që të hyjnë që në raundin e parë me emra. Kemi dashur që të jemi të gjithë. Të vazhdojmë përpjekjet”,-tha Balla./Opinion.al

Pas