Kronikë

Tre personazhe të botës së krimit vendosen në “41 BIS”, ja kush janë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:47 - 20/05/22 |
Opi Nion

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm “41 BIS” për një afat 1-vjeçar të tre personazheve të njohur të botës së krimit.

Sipas news 24 bëhet fjalë për Viktor Ymerin alias Viktor Bajraktari, Klement Çalën dhe Eldi Çalën.

Ky vendim vjen pas një bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB.

Vëllezërit Eldi dhe Klement Çala akuzohen për grabitjen e parave në Rinas, ndërsa Viktor Ymeri akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut./Opinion.al

Pas