Bota

Prifti merr mbidozë kokaine, nxënësit i shpëtojnë jetën


               Publikuar në : 12:46 - 10/09/19 |
el ida

Një prift në Itali u shndërrua në protagonistin e një episodi aspak të zakontë. Teksa shoqëronte në ekskursion një grup nxënësish, ai përfitoi nga një ndalesë në qytetin e Kremonës, ku konsumoi një sasi të madhe kokaine dhe si pasojë u gjet në gjendje kritike nga mbidoza.

Vetë nxënësve iu desh ta transportonin në spitalin më të afërt, duke i shpëtuar jetën.

Prifti u denoncua nga Policia italiane, dhe u pezullua nga posti i famullitarit të Alassios si dhe nga posti i pedagogut të muzikës.

Tashmë ai do të dërgohet në një strukturë që Vatikani ka ndërtuar enkas për rehabilitimin e priftërinjve që shfaqin probleme me veset./Opinion.al

Pas