Te Fundit

Prifti- Metës: Mua moçalorit më vjen te rripi i mesit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:43 - 02/10/15 |
b.f

TIRANË- Dritan Prifti është paraqitur të enjten pasdite në policinë e Tiranës ku ka dëshmaur për rreth 3 orë lidhur me akuzat e deputetit Spartak Braho se po përpiqet të krijojë destabilitet politik. Prifti si gjithnjë i është përgjigjur interesimit të medias pasi ka dalë nga policia. “Dëshmova për letrën e Brahos. Sqarova që unë nuk e kam takuar kurrë dhe nuk e njoh bashkëshorten e Kastriot Ismailajt. Edhe Kastriotin kam 10­12 vite pa e parë apo takuar, dhe që s’kam takuar askënd për çështjen e arbitrazhit. Nëse qeveria kërkon që unë të jem pjesë e dëshmisë për arbitrazhin, jam i gatshëm të mbështes qeverinë dhe që fitojë arbitrazhin, pasi kontrata mes CEZ dhe DIA ka qenë korruptive e ndikuar politikisht nga Ilir Meta. Një deputet aktual i LSI në kohë kur ishte mik i Metës ka përfituar një sasi parash nga kjo. Kam fakte për përfshirjen e Agron Çelës në këtë çështje. Unë as nuk flas kot, dhe as nuk bëj deklarata për të cilat nuk kam prova. Ish-ministri i Energjetikës, dhe ish-eksponenti i rëndësishëm i LSI nuk la pa përgjigje Metën i cili e quajti moçalor. “Mua moçalorit, ai malësori më vjen tek rripi i pantallonave”, tha Prifti.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas