Bota

Presidenti pranon që liroi djalin e El Chapos: Na rrethoi karteli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:05 - 20/06/20 |
el ida

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, deklaroi se e kishte urdhëruar personalisht lirimin e njërit prej djemve të lordit famëkeq të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, pas ndalimit të shkurtër që iu bë atij gjatë një operacioni ushtarak.

Ai tregoi se arrestimi i shkurtër i Ovidio Guzman, bëri që forcat e sigurisë të rrethoheshin nga anëtarët e kartelit Sinaloa dhe qindra vetë të armatosur rëndë zbarkuan në Culiacan, një qytet me një milion njerëz.

Rrethimi i forcave qeveritare zgjati disa orë, kohë përgjatë së cilës u ngritën deri dhe postblloqe e pati dhe shkëmbime zjarri nëpër rrugë. Por dështimi i operacionit për arrestimin e të riut, pavarësisht kaosit të krijuar, nxiti akuzat se qeveria ishte dorëzuar përballë dhunës së kartelit dhe ngriti dyshime mbi përpjekjet e presidentit për të reformuar strategjinë e sigurisë së Meksikës.

Obrador më herët pat thënë se kabineti i tij i sigurisë bëri thirrjen për lirimin e Ovidios, një vendim të cilin ai siç tha e miratoi për të mbrojtur banorët e terrorizuar. Megjithatë, kjo është hera e parë që ai pranon se urdhrin e ka dhënë vetë. Obrador shtoi se disa ditë më vonë Donald Trump ofroi të ndihmojë në goditjen e kartelit, por Meksika nuk e pranoi./Opinion.al

Pas