Rajoni

Vjosa Osmani shkarkohet nga çdo post në LDK


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:00 - 20/06/20 |
el ida

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), shkarkoi nga çdo post në parti, zëvendës kryetaren e LDK-së dhe kryetaren e parlamentit, Vjosa Osmani.

Kryetari i LDK-së Mustafa i kërkoi komitetit të partisë që Osmani të zëvendësohej nga Avdullah Hoti, Kryeministri i sapoemëruar i Kosovës. Ai argumentoi që statuti i LDK-së e ndalon Osmanin që të mbajë postin e saj brenda partisë nëse kundërshton publikisht vendimet e marra nga organet e partisë.

Osmani votoi kundër mocionit të inicuar nga LDK, i cili rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit. Sipas Mustafës, qëndrimi i saj ishte në kundërshtim me atë të udhëheqjes së LDK-së. Për më tepër, Osmani refuzoi të drejtojë seancën ku parlamenti i Kosovës votoi në qeverinë Hoti./Opinion.al

Pas