Bota

Presidenti i Ukrainës shtrohet në spital pas infektimit me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:16 - 12/11/20 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shtuar në spital pas infektimit me COVID-19.

Një zyrtar deklaroi se ai vazhdon të kryejë detyrat e tij nga një pavion i specializuar për sëmundjet infektive.

Ndërsa, Andrey Yermak, këshilltari i presidentit tha për gazetën Ukrainskaya Pravda, se Zelensky është vendosur në një spital në Kiev.

“Ekziston një repart i specializuar me pajisje të nevojshme, nga ku presidenti mund të bëjë thirrje konferencë. Ai ka bërë shumë konferenca sot ”, shkruan gazeta .

Këshilltari vuri në dukje se Zelensky  po zbaton rregullat e karantinës dhe madje as ndihmësit e tij ose anëtarët e familjes nuk lejohen në dhomën me të.

Zelensky doli pozitiv për Covid-19 të hënën. Ai tha se ndihej mirë pasi kishte simptoma të lehta./ Opinion.al

 

Pas