Aktualitet

Drejtori i OBSH për Europën: Testimi nuk është një zgjidhje magjike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 12/11/20 |
Al Do

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Rajonin e Europës, Hans Kluge, deklaroi sot se testimet nuk është zgjidhja magjike për pandeminë dhe theksoi rëndësinë e përdorimit të testimeve të shpejta.

Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri si drejtor i OBSH për Europën, vlerësoi përgjigjen e Shqipërisë në vlaën e parë të pandemisë por shtoi se duhet vigjilencë e shtuar në fazën aktuale. Ai tha se testimi është i rëndësishëm por ai është vetëm një pjesë e strategjisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Kluge shtoi se përgjigjja e sistemit shëndetësor në trajtimin e rasteve COVID ka qenë pozitive dhe se qeveria ka ngritur mekanizma të strukturuar me tre strategji të ndryshme.

Në fazën e parë Shqipëria ja doli shumë mirë më mirë se vende të tjera për shkak të reagimit drastik, tani është si në vendet e tjera, për momentin është në kontroll por duhet treguar kujdes. Kyçi është vigjilenca, ne e dimë që shumë aktivitete që ndodhin në ambjente të mbyllura duhet pasur kujdes sepse përzihet edhe me gripëra të tjerë. Shkollat janë ok, nuk kanë shkallë të lartë transmetimi por duhen parë me shumë kujdes, edhe vendet me sisteme të mira shëndetësore mund të mbingarkohen shpejtë. Unë shikoj si problematike lodhjen e stafit mjekësor. Më e rëndësishmja është se Shqipëria ka 5 herë rritje në testim, por nuk është vetëm testimi, është një paketë masash që është parashikuar në strategji. Ne shikojmë që vdekshmëria po ulet, trajtimi i rasteve ka qenë sukses.

Testimi nuk është thjesht një zgjidhje magjike, në vendin tim, në Belgjikë, sistemi nuk mund tja dilte nëse ka një rritje të menjëhershme. Testimi është i rëndësishme por duhet ndjekur rrethi i infektimit. Duhet kryer një testim i shpejtë prandaj është e rëndësishme që OBSH të vijojë një koordinim për testimet e shpejta. Ne do të punojmë që ti sjellim sa më shpejtë.”, deklaroi drejtori i OBSH për Europën.

Vizita e zyrtarit të lartë të OBSH në Shqipëri u bë në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes për përballimin e situatës së pandemisë. Ajo parashikon ndër të tjera edhe furnizimin e vendit me testet e shpejta të COVID-19. /Opinion.al

Pas